Site icon Telegrafi

Coman do të largohet nga Bayern Munich, bavarezët gjejnë marrveshjen me Leeds për Raphinhan

Bayern Munchen do të shpenzojë 50 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për brazilianin Raphinha të Leeds United.

25-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej tetorit të vitit të kaluar dhe ka bërë shumë mirë deri tani në Ligën Premier.

Këtë sezon ka shënuar 8 gola në kampionat, teksa në tetor ai debutoi me kombëtaren braziliane (5 ndeshje dhe 2 gola).

TNT Sports raporton se Raphinha do të transferohet te Bayern Munchen, ndërkohë që Leeds United do të përfitojë 50 milionë euro.

Lojtari latin shihet si pasardhësi i Kingsley Coman. Francezi nuk po rinovon kontratën me bavarezët dhe në verë do të provojë një aventurë të re në karrierë.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojë 1.5 milion euro edhe klubi brazilian i Avait, aty ku sulmuesi i djathtë nisi karrierën si profesionist. /Telegrafi/ 

Exit mobile version