Telegrafi

Coman rreh ish-të dashurën, gjykata e urdhëron të paguajë 1 euro!

Kingsley Coman është dënuar pasi ka sulmuar ish-të dashurën dy herë brenda tre ditëve.

Fillimisht, lojtari u dënua me pesë mijë euro, por  u urdhërua që të paguante vetëm një 1 euro për dëmet.

Sipas Le Parisien, francezi sulmoi më 24 dhe 26 qershor Sephora Goignan, me të cilën ka një vajzë 18-muajshe.

Të enjten gjatë seancës gjyqësore u deklarua fajtor për dhunë në familje ndërsa 21-vjeçja publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Futbollisti luan me ekipin gjerman Bayern Munich, ku fiton rreth 70 mijë euro në javë. /Telegrafi/