Site icon Telegrafi

Coman në vetizolim, mungon në përballjen ndaj Schalkes

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Anësori i Bayern Munichut, Kingsley Coman, do të mungojë në fillimin e Bundesligas, meqë është vetizoluar në shtëpi, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar nga coronavirusi.

Kampioni gjerman e nis edicionin e ri kampional të premten me sfidën ndaj Schalkes, ndërsa nuk do ta ketë në dispozicion francezin.

Klubi ka konfirmuar se lojtari do të kalojë një periudhë në izolim dhe do të bëjë stërvitje në mënyrë virtuale nga distanca.

( Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)

Coman, i cili konsiderohet si alternativë e Jadon Sanchos për Manchester Unitedin, kishte rezultuar negativ në testimet e të dielës.

Në komunikatën e lëshuar nga Bayerni në anglisht është bërë e ditur se 24-vjeçari nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Schalkes, mirëpo versioni gjerman nuk e ka përfshirë këtë detaj. /Telegrafi/

Exit mobile version