Telegrafi

Coman drejt largimit nga Bayerni dhe do të rikthehet te ish-skuadra e tij

Kingsley Coman do të largohet nga Bayern Munich pas tetë viteve qëndrim në Allianz Arena.

Sulmuesi francez nuk është në planet e trjanerit Vincent Kompany dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas ‘Sky’, pas investimit të madh në lojtarë si João Palhinha, Olise dhe Hiroki Ito, skuadra bavareze po kërkon të balancojë financat dhe francezi mund të jetë një nga ata që do të sakrifikohen nga trajneri Vincent Kompany për sezonin 2024/2025.

Me një vlerë transferimi rreth 60 milionë euro, media gjermane thekson se Bayerni është i hapur edhe për një huazim të mundshëm të lojtarit 28-vjeçar, me një klauzolë opsioni blerjeje në fund të sezonit.

Nisur nga ky skenar, PSG ka nisur tashmë kontaktet me synimin për të zbuluar se si mund të realizohet transferimi i ish-futbollist të vet.

Lexo po ashtu Ylli i Francës 'në prag të largimit' nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024

Sezonin e kaluar, Coman veshi fanellën e Bayernit në 27 raste dhe realizoi vetëm pesë gola dhe asistoi në tre të tjerë.

28-vjeçari kishte oferta edhe nga Arabai Saudite, por ai nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian. /Telegrafi/