Collins nënshkroi marrëveshje, doli në stërvitje: Pas një ore u lëndua, shkoi në zhveshtore dhe e shqeu kontratën me Aston Villën
James Collins bëri një ndër veprimet më interesante në botën e futbollit.
Vetëm pasi kishte nënshkruar një kontratë për një pagë javore prej 50 mijë euroshe, futbollisti shkoi në stërvitje dhe pas pesë minutave u vetëlëndua.
Mediat e ishullit raportojnë se lojtari, i zemëruar me lëndimin, shkoi në zyrat e qendrës së stërvitjeve të Villas, mori kontratën dhe e shqeu para të gjithëve.
Në Aston Villa ata ishin të impresionuar me këtë lëvizje nga mbrojtësi me përvojë, i cili nuk donte të paguhej gjatë kohës sa ishte i lënduar.
Colin erdhi në klub më herët nga West Ham United. Ai u stërvit me Steve Bruce, i cili u lirua në tetor.
Megjithatë, menaxhmenti i klubit a është i gatshëm të presë për një rikthim të plotë dhe t’i ofrojë atij një kontratë të re e vlefshme deri në vitin 2019.
Colins kishte luajtur më parë për klubin e Birminghamit dhe është paraqitur 50 herë për Uellsin. /Telegrafi/