Telegrafi

Collina largohet nga Lega Calcio

“Unë kam vendosur të largohem nga pozita si planifikues i gjyqtarëve në Lega Calcio, sepse UEFA më ka ofruar një rol më të rëndësishëm. Unë do t’i koordinoj të gjithë gjyqtarët në Evropë. Është një pozitë e rëndësishme, duke parë garat e ndryshme që janë nën juridiksionin e UEFA-s”, theksoi Collina për Ansa.

Collina do të ketë detyrë shumë të vështirë, nëse marrim parasysh debatet e reja për përdorimin apo mospërdorimin e teknologjisë. /Telegrafi/