Telegrafi

Çollaku i tronditur nga sulmi terrorist në Munih

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka thënë se është i tronditur nga sulmi që ka ndodh mbrëmë në Munih ku mbetën të vrarë edhe tre kosovarë.

Lexojeni të plotë postimin e Çollakut:

Me dhimbje të thellë po i përcjelli lajmet se ndër viktimat e këtij sulmi makabër janë edhe bashkatdhetar të rinj.

Sot i bashkëngjitëm familjeve në mendime dhe lutem që ta përballojnë dhimbjen e thellë. Është ky edhe një rikujtim i kobshëm, dhe kësaj here që na prekë drejtpërdrejtë, që të gjithë së bashku duhet të luftojmë kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar.

U prefshin në paqe viktimat e këtij sulmi dhe të rinjtë tanë jetërat e të cilëve u shuan në moshën e rinisë.