Shefi i Stafit të Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka reaguar ndaj rinisjes së negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Çollaku ka thënë se rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës.
Sipas tij, kthimi në bisedime është dizajnuar vetëm për ta arsyetuar hapjen e më shumë kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në BE, përderisa Kosovën do ta lënë të izoluar në status-quo’në e tanishme.
Çollaku tha se qëllimi i dialogut duhet të jetë një marrëveshje finale politike me njohje të ndërsjellët.
“Rifillimi i dialogut teknik të udhëhequr nga BE nuk është në interesin e Kosovës. Është krijuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve të pranimit për Serbinë ndërsa e lë Kosovën të izoluar nën status quo-në aktuale. Qëllimi duhet të jetë një marrëveshje politike përfundimtare me njohje reciproke”, ka shkruar Çollaku.
Këto komente, Çollaku i bëri pasi takimit Hoti-Vuçiq në Bruksel ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merrej në pyetje për krime lufte nga prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, njofton Telegrafi.
Resumption of EU led technical dialogue is not in Kosovo’s interest. It is designed to justify opening more accession chapters for Serbia while leaving Kosovo isolated under the current status quo. The aim should be a final political deal with mutual recognition.
— Bekim Çollaku (@bcollaku1) July 18, 2020