Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Evropës, duke thënë se kjo festë është më kuptimplote tani kur puna jonë e përbashkët shumëvjeçare ka dhënë fryte në formën e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Lexoni të plotë postimin e Çollakut në Facebook:
“Urime Dita e Evropës të gjithëve! Kjo festë është më kuptimplote tani kur puna jonë e përbashkët shumëvjeçare ka dhënë fryte në formën e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe me rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Afërsia nga e cila e festojmë Ditën e Evropës kësaj here është më e madhe, dhe jam i bindur se kjo afërsi sa vjen e do të shtohet. Evropa është kontinenti ynë, ne jemi evropian, vlerat evropiane janë tonat po aq sa të evropianëve tjerë.
Vendi i Republikës së Kosovës është në Bashkim Evropian”. /Telegrafi/