Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, tha se MSA-ja ofron kornizë të qartë për të gjitha reformat që duhen bërë në Kosovë.
Çollaku, në fjalimin e tij në konferencën e nivelit të lartë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës, tha se Kosovës i nevojitet stabilitet politik i qëndrueshëm, sepse në të kundërtën, thithja e investimeve të huaja do të jetë e vështirë.
“Kusht i MSA-së është stabiliteti politik, përfshirë të gjithë akterët e kësaj fushe, shoqërinë civile e të tjerë”, theksoi ai, raporton Koha.net.
MSA-ja, sipas tij, jo vetëm se po e afron Kosovën me BE-në, por edhe BE-në me Kosovën.