Site icon Telegrafi

Çollaku: Megjithatë, duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Zyrtarët në Serbi duhet të përmbahen nga deklaratat e rrezikshme politike për ndarjen e Kosovës, ka deklaruar Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Këto ide, pa marrë parasysh se nga vijnë, ato thjesht janë të vjetruara dhe nuk kontribuojnë në stabilitetin në rajon, duke ditur se çfarë pasojash do të kishin këto si rezultat i të ashtuquajturit ‘efekt domino’ për të gjithë rajonin”, thekson Çollaku.

Megjithatë, ka vijuar ai, Prishtina zyrtare konsideron se ka ardhur koha për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne në Kosovë mbetemi të përkushtuar dhe të gatshëm për të arritur këtë qëllim dhe për të hapur kapitullin e ri të bashkëpunimit, dhe presim gjithashtu të njëjtën gatishmëri dhe përkushtim nga udhëheqësia në Serbi”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, edhe në të kaluarën ka promovuar idetë për ndarjen e Kosovës. Së fundit, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar një debat të brendshëm në Serbi në lidhje me çështjen e Kosovës, të cilën Serbia ende e sheh si të pazgjidhur, përkundër faktit që Kosovën e kanë njohur tashmë 114 shtete. /REL/

Exit mobile version