Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka uruar edhe njëherë qytetarët e Kosovës për liberalizmin e vizave.
Çollaku në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, dhe përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar theksoi e liberalizmi i vizave i jep fund izolimit të Kosovës.
“Uroj qytetarët për propozimin e sotëm të KE për rekomandimin për liberalizmin e vizave. Me këtë vendim KE ka vulosur faktin për përpjekjet e Kosovës për më shumë se katër vite. Kjo i jep fund izolimit të Kosovës”, tha Çollaku, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar më pas se vendimi i sotëm nuk është dhuratë nga Komisioni i Evropës por kjo vie si rezultat i punës së Kosovës./Telegrafi/