Site icon Telegrafi

Çollaku paralajmëron tensione në rast se Kosova lihet jashtë strategjisë së BE-së

Ish-ministër i Integrimit Evropian dhe tani shef i Stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Bekim Çollaku, në një shkrim autorial të botuar në gazetën prestigjioze evropiane EUobserver, ka theksuar se Kosovës duhet t’i ofrohet qartësi në procesin e integrimit në BE, njësojë sikur shteteve tjera të Ballkanit perëndimor.

Në këtë shkrim të publikuar vetëm një javë përpara se Komisioni Evropian të publikojë strategjinë e re për zgjerim për shtetet e Ballkanit perëndimor, Çollaku kërkon nga BE-ja që duke marrë në konsideratë të kaluarën e hidhur konfliktuoze të shteteve gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE, si dhe problemet aktuale ende të pazgjidhura, anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor në BE të ndodhë në të njëjtën kohë dhe në bllok.

Ndërsa në rast se BE-ja vendos që në strategjinë e saj të caktoj afate kohore specifike për anëtarësimin e vetëm të disa shteteve duke i kualifikuar ato si prijëse në procesin e integrimit evropian, ndërsa për të tjerat nuk ofrohet qartësi, duke i konsideruar ato si të mbetura mbrapa, atëherë sipas Çollaku një gjë e tillë vetëm do të mund të rrit tensionet në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version