Pa votën e Bekim Çollakut është miratuar rishikimi i Buxhetit në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Ministri për Integrime Evropiane ka votuar kundër, dhe për këtë ka pasur një arsyetim.
Ai tha se në mënyrë jotransparente ministrisë që ai drejton i janë marrë 50 mijë euro, të parapara për bashkëfinancimin e projektit që ka të bëjë me fushatën vetëdijesuese për liberalizim të vizave.
Tha se pa këto mjete, rrezikohet edhe procesi i liberalizimit e edhe agjenda integruese, raporton Koha.net.
Çollaku e ministri Avdullah Hoti kanë polemizuar për këtë dhe në fund Buxheti është aprovu pa përfshirë edhe brengën e Çollakut.