Site icon Telegrafi

Coleen Rooney fsheh unazën e martesës (Foto)

Bashkëshortja e Wayne Rooney, Coleen ka shijuar një darkë të këndshme me mikeshat e saj mbrëmjen e djeshme.

Bukuroshja 31-vjeçare është fotografuar teksa futej në lokal ndërsa ka fshehur dorën ku mban unazën e martesës për t’iu shmangur medias-shkruan “The Sun”.

Ajo po darkonte me mikeshat e saj, partneren e lojtarit të Manchester United dhe burrin e saj, Morgan Schneiderlin dhe Camille Schneiderlin. Miq të burrit të saj, sulmuesit anglez Rooney.

Pak ditë më parë, Coolen përmes një statusi të gjatë postuar në “Facebook” sqaroi marrëdhënien me burrin e saj pas skandalit që pati me Laura Simpson.

Vajzën që ish-kapiteni i United pati takuar në një ndejë dhe policia e ndaloi teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur ndërsa shoqërohej nga Laura.

Coolen tha se nuk do të shkurorëzohet për hir të fëmijëve dhe se do t’i japë një mundësi tjetër burrit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version