Telegrafi

Coleen dhe Wayne Rooney paguajnë 25 mijë dollarë në javë për një rezidencë luksoze në Barbados

Coleen dhe wayne Rooney (Foto: Gettyimages/Guliver/TheSun)

Coleen dhe Wayne Rooney janë duke kaluar pushimet e tyre në një rezidencë luksoze në Barbados.

Vila në të cilën janë duke qëndruar dyshja vlerësohet si mjaft e shtrenjtë, pasi vlera e saj arrin shumën prej 25 mijë dollarë në jave, shkruan The Sun.

E rrethuar me palma, hyrja e vendit të Wayne dhe Coleen është plotësisht me ngjyrë të bardhë, ndërsa është e ndriçuar në mënyrë të mjaftueshme.

(Foto: TheSun)

Brenda saj, ngjyrat kanë nuanca verore, me dyer të hapura të cilat të dërgojnë menjëherë në oborr.

Ndërsa pas rezidencës, shihet një pishinë, teksa afër saj janë disa karrige për të pushuar.

(Foto: TheSun)

Vila luksoze ka gjithsej pesë dhoma gjumi, të cilat janë të dekoruara me një stil të veçantë.

Po ashtu, për pushimet e tyre ata kanë marrë edhe fëmijët, Klay, Kit dhe Cass. /Telegrafi/