Telegrafi

Cole: United gaboi me mostransferimin e Torres

Në vitin 2006, Ferguson dëshironte ta zëvendësojë Ruud van Nistelrooyn me sulmuesin spanjoll, mirëpo ai nuk ishte i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar nga Atletico, ndërsa Liverpooli reagoi për ta transferuar në Anfield, lojtarin i cili konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier.

“E di se Manchester Unitedi e ka përcjellë atë nga afër, mirëpo vendosi të bënte një ofertë e cila nuk mund ta sillte në Old Trafford”.

“Të gjithë gabojmë, ndërsa mostransferimi i Torres ishte një gabim, sepse kam folur për të me disa lojtarë aktualë të Unitedit dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë: ‘Top, top lojtar’”, ka thënë Cole për Manchester Evening News. /Telegrafi/