Chelsea mund të detyrohet të shqyrtojë ofertat për Cole Palmer për shkak të një klauzole në kontratën e tij që do të bëhet aktive nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, sipas TEAMtalk .
Blutë kishin një ecuri të fortë të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca, por përparimi i tyre ka ngecur për shkak të një ecurie të dobët së fundmi.
Chelsea tani ndodhet në vendin e gjashtë në Ligëën Premier, pas Bournemouthit në vendin e pestë fal diferencës së golave, ku përfundimin në top pesëshen ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm për të siguruar Championsin sezonin e ardhshëm.
Maresca ka deklaruar se kualifikimi për në UCL këtë sezon nuk ishte një objektiv që i ishte dhënë, por mediat sugjerojnë se bordi i Chelseat absolutisht pret që ekipit të jetë pjesë e kompeticionit sezonin e ardhshëm.
Nëse Chelsea nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, disa lojtarë, përfshirë Palmerin, mund të detyrohen të rishqyrtojnë të ardhmen e tyre.
Klauzola e lirimit në kontratën e Palmerit do të thotë se Chelsea duhet të pranojë oferta nëse humbet garën elitare të Evropës. /Telegrafi/