Telegrafi

Cole: Nuk u trajtova mirë nga Ancelotti

“Unë e kuptova që te Chelsea kanë qenë disa që kanë mundur të kenë dy ose tri ndeshje, para se të liheshin mënjanë. Unë kam pasur vetëm ato 20 minuta dhe më pas isha në bankën rezervë. Unë kam edhe shumë për të ofruar dhe vitet më të mira janë para meje. Por unë dua menaxherin e duhur, një menaxher që më do, dikush që do të më vë në formacionin startues, unë dua të luaj në një pozitë më qendrore, sikurse te West Hami”, theksoi Cole për Sunday Mirror.

Joe Cole që është në kërkim të një klubi të ri, spekulohet se mund të kalojë te Milani apo te Arsenali, mirëpo nuk përjashtohet as ribashkimi me Harry Redknapp. /Telegrafi/