Telegrafi

Cole: Nga Chelsea më larguan për arsye politike

“Sezoni im për Chelsean nuk ishte i mirë, për çfarë besoj se kishte më shumë arsye politike se sa futbollistike. Më pëlqen Carlo Ancelotti dhe kam respekt të madh për të. Largimi im nuk është për shkaqe financiare dhe nuk ka të bëjë asgjë me Ancelottin. Ai më pëlqen dhe mendoj se ai është një top djalosh dhe top menaxher. Unë e doja kohën time te Chelsea dhe i dua ende tifozët, por është një tregim për ndonjë ditë tjetër dhe unë do ta tregoj. Por, tani nuk është koha për këtë”.

“Tani dua disa javë pushim, që të vendosi për të ardhmen sa më shpejtë që është e mundur dhe që të shkoj në pushime me familjen time. Sezonin e ardhshëm dua të jem në formë fantastike si për Anglinë, ashtu dhe për klubin në të cilin do të luaj. Kudo që do të shkoj, do të jetë një vendim futbollistik. Unë dua të luaj në një pozitë më qendrore dhe dua një menaxher që ka besim në mua. Tani po flas për futboll në nivel të klubit”.

“Është një vendim i madh për mua dhe familjen por unë jam i hapur për gjithçka për momentin. Unë nuk kam biseduar me asnjë palë të interesuar në Afrikën e Jugut, pasi që kjo nuk do të ishte e drejtë për Anglinë. Telefoni im ishte i shkyçur dhe tani ka ardhur koha të vendosi për të ardhmen”, u shpreh Cole për The Guardian. /Telegrafi/