Site icon Telegrafi

Cole: Mendoj vetëm për Botërorin

Më herët gjatë ditës, Chelsea kishte konfirmuar se do të lirojë nga detyra dy futbollistët, Joe Cole dhe Michael Ballack, pasi që nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e kontratave të dy të lartpërmendurve, vendim që duket ‘të ketë hyrë dhe të ketë dalë nga një vesh në veshin tjetër’ të Joe Cole.

“Unë jam i fokusuar vetëm në Botëror, unë do t’ia lë të ardhmen agjentit. Unë dua të jem i qetë, të stërvitem mirë, të tentoj të luaj mirë. E ardhmja ime do të zgjidhet vetvetiu. Ky është një tregim për ndonjë ditë tjetër. Unë vetëm dua të luaj mirë për Anglinë javët e ardhshme”, deklaroi Cole për Sky Sports. /Telegrafi/

Exit mobile version