Telegrafi

Cole: Liverpooli mund ta fitojë titullin

“Unë erdha këtu që të punoj shumë dhe të sfidoj për titujt më të mëdhenj me Liverpoolin, ndërsa me lojtarët që kemi marrë kjo është shumë e mundshme. Vetëm shikojeni në ekipin që e kemi bërë”.

“Fernando është më i mirë se askush tjetër në botë në pozitën e tij dhe e njëjta gjë vlen edhe për Steven Gerrard. Më pas e kemi Pepe Reinan që është fantastik dhe Jamie Carragher, që ka qenë një prej më të mirëve që një kohë të gjatë”.

“Gjëja më e rëndësishme tani është se ne e dimë që Liverpooli është në gjendje ta fitojë Ligën Premier, me këta lojtarë në dispozicion, ju lutem, vetëm shikojeni përbërjen”, ka thënë Cole për The Mirror. /Telegrafi/