Telegrafi

Coldplay paralajmërojnë albumin e gjashtë

Gjatë një koncerti në Australi ishte frontmeni Martin ai që aludoi se bendi mund të marrë pushim trevjecar, por këto pohime i hodhi poshtë duke thënë se po punon në këngë të reja.

“Unë jam duke punuar në këngë të reja dhe e di se e ardhmja e bendit është e ndritur. Unë jam me fat të bëj atë që bëj dhe në asnjë mënyrë, nuk dua të ndalem. Kjo ideja e pushimit trivjecar u keqkuptua pasi thashë se për tri vjet nuk kthehem në Australi, pasi ashtu shkojnë turnetë. Por, ne as se si nuk do të pushojmë tri vjet”.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë sa më shumë, në mënyrë që të fitojmë sa më shumë të holla për të bërë bamirësi në shoqatën ndërkombëtare për ndihmë të fëmijëve Kids Company”, ka thënë Martin. /Telegrafi/