Telegrafi

Colby Covington mposhti Jorge Masvidalin në përballjen e zjarrtë në UFC 272

Colby Covington iu rikthye fitoreve në oktogon kundër Jorge Masvidal në ngjarjen kryesore të UFC 272 në Las Vegas.

34-vjeçari amerikan nuk kishte luftuar që nga humbja me vendim unanim kundër kampionit të UFC në welterweight, Kamaru Usman, në UFC 268, në nëntor.

Me fitoren e sotme (e diel), Covington mbajti gjallë shpresat e tij për një luftë trilogjike me Usman, duke forcuar më tej pozicionin e tij si pretendenti numër 1 në kategorinë që garon.

Të dy luftëtarët patën ndeshje të mira, sidomos me këmbë, por Covington ishte në gjendje të përdorte mundjen e tij për të neutralizuar efektivisht Masvidalin në rrugën e tij drejt një fitoreje me pikë.

Pas fitores, ish-kampioni i përkohshëm bëri thirrje për një luftë kundër Dustin Poirier, i cili shënoi fitoren e dytë radhazi ndaj Conor McGregor në muajin korrik.

Pas një raundi të parë të fortë për Covington, Masvidal duhej të bënte diçka për të tërhequr vëmendjen e tij.

Në raundin e dytë ai goditi me një bërryl të fortë duke i shkaktuar një prerje mbi syrin e majtë të Covington.

Me luftën e balancuar dhe në mënyrë të barabartë, Covington mori kontrollin në raundin e tretë dhe filloi të bëjë goditje pas goditjeje mbi Masvidal.

Covington kryesisht vazhdoi aty ku e la në raundin e katërt, ndërsa sulmomnte dhe godiste pamëshirshëm Masvidalin, i cili gjithashtu dha një goditje të fortë duke rrëzuar amerikanin që u këndell shpejt.

Raundi i pestë shkoi pa shumë histori dhe pa fitore me nokaut apo me dorëzim nga ndonjëri kundërshtar, pasi fundi i luftës erdhi me vendimin e gjyqtarëve.

Pas një paraqitjeje dominuese, Covingtonit iu dha një vendim unanim me notat 49-46, 50-44 dhe 50-45. /Telegrafi/