Site icon Telegrafi

Çokollata mund ta qetësojë kollitjen

Profesori Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në Universitetin e Hull-it dhe anëtar themelues i Shoqërisë Ndërkombëtare për Studimin e Kollit, thotë se ka bërë një hulumtim në mënyrë që ta vërtetojë këtë.

“E di se mund të tingëllojë diçka si Mary Poppins (filmi), por si një ekspert i cili ka kaluar shumë vjet duke studiuar mekanizmin e kollës, mund t’ju tregoj prova. Ne kemi parë rezultatet e studimit real më të madh në botë të një ilaçi kundër kollitjes të bërë ndonjëherë në Evropë. Kjo dëshmon se ilaçi i ri i cili përmban kakao është më i mirë se një shurup standard. Pacientët të cilët kanë marrë ilaçin (me bazë çokollatën) kishin një përmirësim të dukshëm në simptoma brenda dy ditëve”, ka thënë ai.

Studimi i quajtur “Rococo”, ishte një studim i projektuar shumë mirë dhe përfshiu 163 pacientë, ndërsa rezultatet e tij do të publikohen në një gazetë brenda 12 muajve të ardhshëm”.

Megjithatë, ky nuk ishte studimi i parë që tregon se çokollata mund të qetësojë kollin, transmeton koha.net. Më parë, hulumtuesit nga kolegji “Imperial College” në Londër kanë gjetur se teobromina, një alkaloid në kakao, është më e mirë për kollitjen sesa codeina – një përbërës enkas për ilaçet kundër kollit.

Ky ilaç i ri, i cili është licencuar nën emrin “Unicough”, është paraqitur për të reduktuar frekuencën e kollit dhe çrregullimin e gjumit brenda dy ditëve.

Ndërsa pacientët të cilët e kanë përdorur këtë ilaç, ishin në gjendje për të ndaluar trajtimin më herët sepse janë shëruar nga kollitja.

Ideja se çokollata mund të kurojë kollin mund të tingëllojë si e çuditshme, por hulumtuesit e studimit “Rococo” besojnë se përfitimet janë kryesisht nga vetitë qetësuese të kakaos. /Telegrafi/
 

Exit mobile version