Telegrafi

Çokollata mbron nga rrezet UV?

30 persona të hulumtuar gjatë 12 javëve kanë konsumuar çdo ditë ose 20 gr çokollatë të pasur me flavanole (njëri grup) ose 20 gr çokollatë me sasi të paktë të kësaj substance të dobishme (grupi tjetër). Është treguar se konsumimi i flavanoleve mbron lëkurën nga skuqja e shkaktuar nga qëndrimi i tepruar në diell.

Megjithatë, duhet të kihet parasysh se flavanolet në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojnë veprimin fotoprotektiv që japin produktet për rrezitje me faktorët mbrojtës.

Është interesante të thuhet se çokollata e pasur me flavanole prodhohet me metoda të veçantë në temperaturë të ulët, andaj edhe çokollata e zezë nuk përmban sasi të mëdha të kësaj substance bimore./Telegrafi/