Site icon Telegrafi

Çokollata është helm për qentë – si të reagoni nëse qeni konsumon çokollatë?

Nëse mbani qen në shtëpi, me siguri e dini se qentë nuk bën të konsumojnë çokollatë.

Por, nëse veç ka ndodhur që qeni juaj të konsumojë çokollatë, atëherë duhet ta dini se sa shpejt duhet të reagoni – transmeton Telegrafi.

Pse është çokollata e rrezikshme për qentë

Çokollata është e dëmshme për qentë sepse përmban teobrominë.

Efektet e teobrominës janë të ngjashme me të kafesë sepse është stimulues.

Nëse konsumohet nga qentë në sasi të mëdha, mund të shkaktojë vjellje, ritëm të shpejtë të zemrës, gjakderdhje të brendshme, agjitacion, etj.

Përderisa te njerëzit ky përbërës metabolizohet lehtë, qentë nuk e kanë të njëjtën aftësi, që nënkupton se mbetet në trupat e tyre dhe bëhet toksik.

Përveç teobrominës, edhe gjalpi i kokosit, lakoza dhe sheqeri që gjenden në çokollatë ua acarojnë lukthin qenve.

Si ta dini nëse qeni është helmuar nga çokollata?

Varësisht nga ajo se sa shumë çokollatë ka konsumuar qeni, ju mund të mos vëreni ndonjë shenjë fare.

Nëse qeni juaj është i madh apo ka ngrënë sasi të vogla të çokollatës, atëherë i ka të njëjtat simptoma që i përjetojmë ne njerëzit gjatë helmimit me ushqim – vjellje dhe diarre.

Në rastet më serioze, ju vëreni etje ekstreme, plogështim të muskujve, sjellje hiperaktive, agjitacion, gulçim të tepërt, etj.

Si të reagoni nëse qeni ka ngrënë çokollatë

Edhe nëse mendoni se nuk është serioze, nëse e dini se qeni ka ngrënë çokollatë, më së miri është që menjëherë ta dërgoni te veterinari. /Telegrafi/

Exit mobile version