Telegrafi

Çokollata është helm për qenin tuaj

Edhe pse është e shijshme dhe e rritë disponimin, çokollata është shumë e dëmshme për qentë.

Çokollata përmban substanca të cilat nxisin emocione, e shpejtojnë pulsin dhe ju bëjnë më të lumtur, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, çokollata funksionon kështu vetëm te njerëzit, sepse qentë mund t’i vret.

 Kjo për shkak se çokollata dhe kakao përmbajnë teumbrominë të cilën trupi shumë lehtë e tretë, por te qentë nuk është procesi i njëjtë.

Qoftë edhe një sasi e vogël e çokollatës e ngacmon stomakun e qenit, ndërkaq sasitë e mëdha të çokollatës mund t’i shkaktojnë qenit gjakderdhje të brendshme, drithërimë, por edhe infarkt.

Ndër tjerash çokollata përmban edhe xilitol, i cili shkakton vjellje, ngarkesë dhe probleme me mëlçi.

Nëse qeni juaj aksidentalisht hanë çokollatë, ju duhet ta dërgoni atë te veterinari. /Telegrafi/