Harrojeni këshillën se duhet ta hani një mollë në ditë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg jush, atëherë provoni të hani një copë çokollatë çdo ditë.
Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë, transmeton Telegrafi.
E mbushur me antioksidues dhe hekur, çokollata e zezë veçse njihet si zgjedhje e mençur për adhuruesit e ëmbëlsirave.
Vetitë që i posedon për përforcimin e trurit janë të mahnitshme.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë jua përmirëson vëmendje, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, memorien, rrjedhshmërinë verbale, etj.
Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Frontiers in Nutrition”. /Telegrafi/