Telegrafi

Çokollata e zezë e shijshme dhe e shëndetshme

Efektin më të mirë në fakt e ka çokollata e zezë me një përqindje të lartë të kakaos në përbërje, e cila është e pasur me polifenole dhe epikatekinë, kjo e fundit një lloj antioksiduesi me efekte pozitive në sistemin kardiovaskular.

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë, e cila përmban 860 mg polifenole dhe 58 mg epikatekinë, çon në reduktime të dukshme (deri në 20%) të ADN-së së dëmtuar në qelizat e sistemit imun, edhe atë pas vetëm dy orësh pas konsumimit.

Duke marrë parasysh se dëmtimet e këtyre qelizave të sistemit imun mund të çojnë në krijimin e shtesave në arterie, duket se ndryshe nga ajo që është menduar çokollata vepron krejtësisht pozitivisht: duke mbrojtur ADN-në nga dëmtimet oksiduese, ajo pengon ndryshimet ateroskelerotike, rritjen e presionit të gjakut dhe me këtë edhe paraqitjen e sëmundjeve të lidhura me ta./Telegrafi/