Site icon Telegrafi

Çokollata e re zvicerane që i lehtëson dhimbjet menstruale

Një kompani e çokollatave në Zvicër ka pohuar se është duke e krijuar një çokollatë që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve.

Çokollata e quajtur “Frauenmond”, e cila mund të përkthehet në “hëna e femrave”, po përgatitet nga Chocolate with Love, në krye me Marc Widmer, transmeton Telegrafi.

Z. Widmer tregon se çokollata i përmban 17 bimë të maleve zvicerane të cilat besohet se i lehtësojnë dhimbjet menstruale.

“Ne duam t’i bëjmë ditët e menstruacioneve më të lehta për gratë”, ka treguar ai për 20 Minuten.

Sigurisht këto çokollata mund t’i konsumojnë edhe meshkujt! /Telegrafi/

Exit mobile version