Telegrafi

Çokollata e bardhë ka vlera të larta kalorish, por jo edhe ushqyese…

Siç konstatojnë specialistët e ushqimit, prodhuesit e çokollatës së bardhë në vend të kakaos përdorin gjalpin dhe yndyrat e tjera bimore, andaj çokollata e bardhë nuk mund të shërbejë as si zëvendësimi më i keq për çokollatën…

Çokollata e bardhë nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorie.

Ekspertët paralajmërojnë se çokollata e bardhë tretet shumë më vështirë se sa e zeza, për shkak se përmban deri në 20 për qind gjalpë, dhe rreth 14 për qind e përbërjes së qumështit është masë e thatë.

Pjesa tjetër është më së shumti sheqer dhe 100 gram çokollatë e bardhë ka deri në 57.1 gram i karbohidrateve, transmeton Telegrafi.

Çokollata e bardhë është e përbërë nga gjalpi i kakaos, sheqeri, qumështi pluhur dhe vanilja. Pra edhe pse e bardhë, ajo është çokollatë, vetëm se pak më e ëmbël se çokollata e zezë dhe ajo me qumësht.

Në fakt në gjendjen natyrale edhe gjalpi ka shijen e kakaos, por kur përpunohet hiqet aroma tërësisht.

Nuk do ta besonit, por çokollata e bardhë ndikon në masë të madhe në shëndetin e njeriut. Është vërtetuar se nëse çokollatës së bardhë i shtohen përbërës të ndryshëm shtesë, shtojnë diversitetin e saj.

Edhe pse sot mendojnë se çokollata e bardhë në fakt nuk është çokollatë, shkaku i përbërësve të saj, anën e saj pozitive askush nuk mundet ta fshehë.

Vetëm 8 gramë çokollatë e bardhë në vete përmban kalcium, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Ndihmon në parandalimin e alergjive dhe depresionin. /Telegrafi/