Kakao e papërpunuar, përbërësi kryesor i çokollatës, është i njohur anë e mbanë botës për aplikime në gjëra të ndryshme, por tani aventuristët evropian po e përdorin si substancë të sigurt dhe alternativë legale krahas drogave tjera.
Në klubet përgjatë Evropës Perëndimore, siç është Lucid, kishin qenë ndër të parët që kishin filluar ta nuhatnin këtë drogë për të arritur një lloj euforie, transmeton Telegrafi.
Disa klube thonë se nuk është e pazakonshme që njerëzit blejnë mbi 5 paund brenda një nate.
Siç është raportuar nga The Telegraph, komponentët aktiv në kakao i përmirësojnë nivelet e serotoninës dhe endorfinës në turinjtë tonë, duke i lënë njerëzit me ndjesi kënaqësie. Veç kësaj, një studim i vitit 2009 kishte zbuluar se kakao ka efekte qetësuese të cilat e zvogëlojnë stresin dhe shtypjen e lartë të gjakut.
Kakao thuhet se e përmirëson edhe kapacitetin tonë mendor dhe kujtesën. Konsumimi i rregullt i çokollatës është ndërlidhur edhe me zvogëlimin e mundësisë për çmendurinë, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare etj.
Thuhet se për të gjeneruar sasinë e barabartë të lirimit të endorfineve nga konsumimi i marijuanës, ju duhet të konsumoni rreth 25 paund çokollatë. Mbani mend se një çokollatë ka mesatarisht 40 për qind përbërje të kakaos. Prandaj është logjike të pohohet se çokollata mund ta përmirësoj disponimin, edhe pse jo aq shumë.
Disave mund t’ju duket e çuditshme, por krahas ekstazisë, Mollyt, kokainës dhe drogave tjera të famshme argëtuese, është në rregull të thuhet se kakao është alternativë më e sigurt se këto tjerat. /Telegrafi/