Site icon Telegrafi

Çokolatë pa yndyrë dhe rezistuese ndaj temperaturës

Prodhuesit e saj pohojnë se ka 90 për qind më pak kalori sesa një çokolatë normale dhe se nuk shkrihet aq lehtë sa çokolatat e rëndomta.

Prodhuesi zviceran i çokolatave Barry Callebaut ka emëruar përmbajtjen e tij sekrete "Vullkan" sepse përballojë temperaturën deri në 55 gradë celsius.

“Inxhinierët tonë kanë ardhur deri tek kjo teknikë krejt rastësisht”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për gazetën britanike “Daily Mirror”.

"Është një çokolatë e mirë me aromë të fortë, e cila nuk shkrihet aq lehtë në gojë", ka shtuar zëdhënësi.

Exit mobile version