Site icon Telegrafi

Çohet për autopsi trupi i vdekur që u gjet në Rashçe

Prokurori Publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes në Rashçe që pasdite u gjet i vdekur një person i gjinisë mashkullore.

Siç njoftojnë nga prokuroria , sipas njoftimeve të para të këqyrjes së vendit të ngjarjes personi është vrarë nga plumbat e armës së zjarrit.

Lexo po ashtu Vrasja në Rashçe, autorët shtien me armë nga një makinë në lëvizje

“Me urdhër të prokurorit publik, ndaj turpit të të ndjerit u dha urdhri që të kryhet autopsia. Janë dhënë urdhër për ekspertizën e gjithë gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetura në vend”, thonë nga prokuroria publike./Telegrafi/

Exit mobile version