Veshja me polyutherane është me peshë të vogël dhe relativisht jo e shtrenjtë, porse rrobat e bëra me to janë jo shumë rezistuese ndaj gërryerjes ose mykut.
Ndonëse veshjet polyurethane nuk e përçojnë shiun, ato njëherësh nuk e përçojnë lagështirën dhe as lejojnë avullin të depërtojë. Nëse punoni shumë, djersitja që u ndodh mundet të njomë nga brenda shtresën tuaj veçuese.
Materialet Gore-Tex kundër depërtimit të uji kanë jetëgjatësi vetëm nëse kujdesemi si duhet.
Sa është masa e nevojshme e përçimit të ajrit në një cohë? Kjo është një pyetje të cilës mundet t’i përgjigjeni vetëm ju dhe lipset përvojë për një gjykim të drejtë.
Në parim, sasia e duhur e ajërpërçueshmërisë varet në strukturën tuaj personale trupore, metabolizmin si dhe në nivelin tuaj të veprimit gjatë ngjitjes. /Telegrafi/