Telegrafi

Coffey: Maqedonia duhet të pranojë anëtarësimin në NATO nën referencën IRJM

Luke Coffey nga fondacioni amerikan Heritage, deklaron se administrata e presidentit Donald Trump do të interesohet më shumë për gjendjen në Ballkan, krahasuar me atë të presidentit Obama, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se në Maqedoni nuk duhet të ketë shqetësime për emërimin e një personi me prejardhje greke në Shtëpinë e bardhë, pasi që të tillë ka patur edhe në administratat e mëhershme.

Sipas tij, ”nëse SHBA-të bëjnë trysni ndaj Greqisë për ta lejuar Maqedoninë të bashkohet në NATO nën referncën IJRM, kjo do të jetë një përmirësim i konsiderueshëm. Shpresoj se kushdo që të jetë në Shtëpinë e bardhë, do ta shqyrtojë situatën në mënyrë objektive dhe do ta kuptojë se për të mirën e Aleancës dhe rajonit, është me rëndësi që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s. Nga ana tjetër, Maqedonia do të duhet të pranojë anëtarësim në NATO, sipas referencës, në pajtim me Marrëveshjen e përkohshme.”/Telegrafi/