Telegrafi

Coentrao: Do të doja të them atë që ndodhi para se të largohesha nga Reali, por fatkeqësisht nuk mundem

Fabio Coentrao . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Tani ai luan te Rio Ave,  ndërsa Fabio Coentrao në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Madridit , ku në deklaratën e fundit ka lënë shumë gjëra mister.

Ai ka thënë se nuk është i gatshëm të hyjë në detaje për ata largim. 31-vjeçari kaloi shtatë vjet në Madrid, por ishte larguar në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Fabio Coentrao te Real Madrid . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Largimi nga Reali? Do të doja të flisja për këtë, por për fat të keq nuk mundem”, ka thënë Coentrao.

Ai aktualisht luan te Rio Ave, ku po lufton mes mbijetesës dhe Evropës, pasi pikët janë njëjtë, shtatë nga krye dhe fundosja.

“Kam pasur një karrierë të mrekullueshme, duke fituar shumë tituj dhe duke luajtur për klubet më të mira në botë dhe tani, për fat të mirë kam ardhur në shtëpi”.

Coentrao. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Tani për tani, jam këtu dhe vetëm dua ta ndihmoj Rio Aven”, deklaroi Coentrao./Telegrafi/