Telegrafi

Coentrao aludon në largim

“Unë kam kontratë me Benfican deri në vitin 2015, por nuk e di si qëndrojnë gjërat tani. Duket se ka klube të interesuara. Unë do të doja të luaja për Benfican në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por nuk them se dua të mbes në këtë klub përgjithmonë, derisa të ketë klube që mund të ofrojnë më shumë në aspektin financiar”, theksoi Coentrao.

Coentrao ka lënë përshtypje të mirë në Botërorin e sivjetmë, duke tërhequr interesim të shumë skuadrave evropiane. /Telegrafi/