Liverpooli e ka eliminuar Brightonin nga Carabao Cup, duke fituar 3-2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se dy skuadrat kishin shanse të mira për gol.
Por, 45 minutat e dytë nisën furishëm, me The Reds që ishin të pandalshëm.
WHAT A STRIKE, CODYYYYYYY!!!!!! pic.twitter.com/xavh8w5WDk
— Liverpool FC (@LFC) October 30, 2024
Në minutën e 46-të, Cody Gakpo realizoi për 1-0, ku u asistua prej Morton.
Sulmuesi holandez nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin personal, kur shënoi në minutën e 63-të.
ANOTHER FOR GAKPO!!!!!! pic.twitter.com/Ag4ddW0FPW
— Liverpool FC (@LFC) October 30, 2024
Brightoni e futi nën ankth Liverpoolin, kur Simon Adingra shënoi për 2-1 në minutën e 81-të.
Por, Liverpooli u kundërpërgjigj me anë të Luis Diaz, kur realizoi për 3-1 në minutën e 85-të.
Pulëbardhat realizuan edhe njëherë, tani me anë të Tariq Lamptey (90+1′), por pa ndonjë efekt edhe pse kishte presion mbi Reds.
Por, lojtarët e Arne Slot arritën të mbanin këtë epërsi, për të kaluar në çerekfinale, aty ku do të përballen me Manchester Unitedin. /Telegrafi/