Pas dhjetë viteve të kaluara në burg, Stanisllava Çoçoroska ka dalur nga burgu i Idrizovës, shkruan Fokus. Ajo nuk është liruar nga vuajtja e dënimit, por i është dhënë lirim 30 ditor për shkak të mjekimit.
Në vitin 2007 ajo isht dënuar me 14 vite e gjysmë burgim për shkak të organizimit të transportit të 486 kilogramëve kokainë, të fshehura në paketime të ngjyrës për lyerje./Telegrafi/