Coco Gauff është bërë lojtarja më e re në tenis që ka arritur ta fitojë titullin WTA në kuadër të turneut që është zhvilluar në Linz të Austrisë.
15-vjeçarja amerikane arriti ta mposhte Jelena Ostapenkon në 6-3, 1-6 dhe 6-2 në sete, për ta rrëmbyer titullin e madh.
“Ka qenë një javë e mrekullueshme, shpresoj që të kthehem sërish këtu. Do ta kujtoj gjatë gjithë jetës time këtë moment”, ka thënë Gauff.
TFW you claim your first WTA title at 15 years old!@CocoGauff | @WTALinz pic.twitter.com/3t1yBcv2vr
— wta (@WTA) October 13, 2019
Talentja e cila bëri famë në Wimbledon këtë vit, pasi mundi kampionen e pesë fish Venus Williams në rrethin e parë, e ka thyer rekordin e Nicole Vadisova, e cila ishte po ashtu 15-vjeçare kur fitoi titullin e saj të parë në WTA në Tashkent në vitin 2004.
Thanks @wtalinz for a great week 🔜 Luxembourg https://t.co/ZTJgaUW59D
— Coco Gauff (@CocoGauff) October 13, 2019
Gauff e ka kaluar Vadisovan për 22 ditë, për t’u bërë kështu tenistja më e re në moshë që e fiton një çmim kaq të madh.
Amerikania e fitoi raundin e parë ndaj Ostapenkos që e fitoi më pas të dytin, por i treti ishte për Cocon që tregoi një teknikë fantastike për ta rrëmbyer kështu trofeun e WTA-së. /Telegrafi/
Congratulations, @CocoGauff! Well done. 🇺🇸 https://t.co/WjfBhjohSA
— Billie Jean King (@BillieJeanKing) October 13, 2019