Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj ka replikuar me deputeten e Vetëvendosjes, Drita Millaku për akuzat e saj se Ekrem Rexha – Komandant Drini është vrarë me dijeninë e presidentit aktual Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Madje Çoçaj i ka thënë Millaku se vjehrri i saj – Sylë Millaku, ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së, njofton Klan Kosova.
“Drini është komandat i respektuar nga Thaçi, Veseli dhe të gjithë”, ka thënë Çoçaj.
“Nëse Drita ka fakte, është mirë t’i ndihmojë edhe Syla dhe t’i ofrojë ato”, ka shtuar ai.
Më pas është kundërpërgjigjur Millaku që ka mohuar se vjehrri i saj ka qenë pjesë e UDB-së.
“Paska informacione të rrejshme sepse vjehrri im nuk ka punuar asnjëherë në UDB. Këta janë këlysh të ShIK-ut dhe nivelit më të ulët. Këta janë të parët që kanë uzurpuar”, ka shtuar ajo.