Telegrafi

Coca-Cola rrit fitimet për 8.4 për qind

Të ardhurat e kompanisë janë rritur për pesë për qind deri në 8,43 miliardë dollarë. Ndikim pozitiv mbi fitimin e Coca-Colas gjatë tremujorit të tretë tregoi plasimi i pijeve të reja në tregjet e vendeve në zhvillim, para së gjithash në Indi dhe Rusi.

Vëllimi i përgjithshëm i shitjes është rritur për pesë për qind, në tregun amerikan është rritur dy, ndërsa në atë të huaj për gjashtë për qind.

Në Evropë dhe Afrikë rritja ka qenë 12, ndërsa në Rusi 30 për qind. Deri në fund të vitit Coca-Cola planifikon t’i blejë aksionet personale me vlerë të përgjithshme prej 2 miliardë dollarëve. /Telegrafi/