Site icon Telegrafi

Coca-Cola, prezanton angazhimet e reja në karbon dhe ujë në Kosovë

Indeksi i Qëndrueshmërisë i Dow Jones (IQDJ) konfirmon Coca-Cola HBC si një lider global në qëndrueshmërinë në industrinë e pijeve për të dytin vit radhazi.

Coca-Cola HBC, mbushës lider i pijeve të Kompanisë Coca-Cola, ka njoftuar për angazhimin më të ri në lidhje me ujin dhe karbonin pasi u emëruan si lider global në qëndrueshmëri në industrinë e pijeve.

Coca-Cola HBC ka deklaruar se pretendon të zvogëlojë përdorimin e ujit për 30% deri në vitin 2020 krahasuar me vitin 2010, si dhe emisionin e karbonit për 50% për të njëjtën periudhë.

Çasja e kompanisë për qëndrueshmëri është miratuar në shtator kur Coca-Cola HBC u emërua lidere në industrinë e pijeve në “Dow Jones World” dhe Treguesit për Qëndrueshmëri në Europë për të dytin vit me radhë.

Gjithashtu, Coca-Cola HBC është renditur e teta nga 100 kompanitë në Berzën Financiare të Financial Times (FTSE 100), në lidhje me indeksin për raportimin e karbonit nga “Carbon Clear” – si dhe e para në sektorin e pijeve.

Ky është viti i tetë që kompania ka qenë e përfshirë në standardet globale të IQDJ, për qëndrueshmëri të korporatave për shkak të procesit rigoroz të vlerësimit, si dhe fokusit të saj në kategorinë e kompanive më të mira. Rreth 2,500 kompani të industrive të ndryshme nga e gjithë bota, u ftuan të marrin pjesë në vlerësimin e IQDJ, Coca-Cola HBC AG u rendit më e mira nga industria e pijeve me total të 87/100 pikëve. Ky numër ishte për 34 pikë më i lartë se mesatarja e industrisë së pijeve.

Pikat kryesore vjetore të raportit të integruar të 2014 të Grupit Coca-Cola HBC përfshijnë:
• Një vlerësim ‘A’ nga PZK, ish Projekti i Zbulimit të Karbonit
• 7.8% reduktime të emetimeve të karbonit, direkte dhe indirekte (Objektivi 1, 2 dhe 3)
• 4.3milionë euro janë investuar në projekte të efiçiencës së energjisë
• Përmirësim prej 4.3% të intensitetit të energjisë
• 5.8 milionë euro janë investuar në projekte të kursimit të ujit, duke kursyer 1.1 milion m3 ujë
• Përmirësim prej 4.1% në intensitet të ujit
• 82% Indeksi i i Qëndrueshmërisë së Angazhimit të Punëtorëve /Telegrafi/

Exit mobile version