Telegrafi

Coca Cola po mendon për prodhimin e një pije “të shëndetshme” me përmbajtje të marihuanës

Coca Cola ka konfirmuar se është e interesuar të eksplorojë mundësitë e përdorimit të një komponimi të marihuanës në disa prej pijeve të saj.

Ndonëse ka thënë se asnjë vendim nuk është marrë deri më tani, zëdhënësi i kompanisë Kent Landers, ka pranuar se kompania është duke “vëzhguar nga afër” se si sektori po evoluon.

“Së bashku me shumë të tjerë në industrinë e pijeve, ne po ndjekim nga afër rritjen e CBD jo-psikoaktive si një përbërës në pije në mbarë botën”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave, deklarata e Coca Cola pason raportet se kishte diskutuar një lidhje me kompaninë kanadeze Aurora Kanabis për të prodhuar një pije “të shëndetshme”.

Interesi në sektor nga një prej markave më të famshme në botë është një tregues i pranimit të korporatave në rritje të produkteve të marihuanës dhe se Kanadaja ka të ngjarë të luajë një rol qendror në zhvillimet e ardhshme.

Marihuana bëhet e lejueshme në Kanada më 17 tetor dhe kompanitë amerikane kanë investuar shumë në prodhuesit e marihuanës në veri të kufirit.

“Constellation Brands”, kompania e cila është pronare e birrës “Corona”, kohët e fundit ka investuar disa miliarda dollarë në kompaninë kanadeze “Canopy Growth”, një prodhues mjekësor i kanabisit. /Telegrafi/