Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé janë ndotësit kryesorë të plastikës të vitit 2020, sipas një raporti të ri nga Break Free From Plastic, një grup prej pothuajse 2,000 OJQ-ve që monitorojnë dhe ekspozojnë mbetjet plastike nga kompanitë më të mëdha në botë.
Coca-Cola kishte ‘nderimin’ e marrjes së kurorës si ndotësi plastik më i keq i vitit 2020, thotë raporti. Për të përpiluar renditjen, Break Free From Plastic mobilizoi 15,000 vullnetarë nga e gjithë bota për të identifikuar dhe kataloguar plastikat e hedhura në dhjetëra vende, transmeton Telegrafi.
Në total, vullnetarët kataloguan 346,494 copë plastike nga 55 vende për raportin 2020.
Ky raport zbuloi se Coca-Cola ishte larg markës me ndikimin më të lartë të mbetjeve plastike të grupit.
Mbetjet plastike të përbëra nga produktet Coca-Cola u gjetën në 51 nga 55 vendet.
Konkurrenti i Coca-Cola, Pepsi nuk ishte mirë as ai. Mbetjet plastike nga produktet e saj u gjetën në 43 nga 55 vendet. Markat që përbëjnë listën kryesore të 10 janë si më poshtë:
Coca-Cola
PepsiCo
Nestle
Unilever
Modelez International
Mars
P&G
Phillip Morris International
Colgate-Palmolive
Perfetti van Melle
Duke njoftuar raportin e vitit 2020, Emma Priestland, koordinatore e fushatave globale të korporatave të Break Free From Plastic, tha: “Korporatat më të mëdha ndotëse në botë pretendojnë se po punojnë shumë për të zgjidhur ndotjen plastike, por përkundrazi ata po vazhdojnë të nxjerrin paketime të dëmshme plastike me një përdorim. Ne duhet të ndalojmë prodhimin e plastikës, të heqim dorë nga përdorimi i vetëm dhe të zbatojmë sisteme të fuqishme, të standardizuara të ripërdorimit. Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé duhet të jenë udhëheqëse në gjetjen e zgjidhjeve reale”, tha ajo. /Telegrafi/