Coca-Cola HBC Kosova si lider në industrinë pijeve, këtë vit për herë të parë ka zgjeruar portfolion e saj me edhe me birrë, duke filluar shpërndarjen e birrës së njohur ndërkombëtarisht, Heineken. Tashmë me pasurimin e portfolios Coca-Cola HBC Kosova do t’u shërbej edhe më mirë konsumatorëve të saj.
“Ne jemi të vetëdijshëm se, ndërsa stili i jetesës dhe preferencat e konsumatorëve ndryshojnë, ne duhet të ofrojmë një zgjedhje më të gjerë pijesh për të përmbushur nevojat e konsumatorëve në çdo kohë të ditës, e në çdo ditë në javë, si pika kryesore e strategjisë sonë. Birra Heineken është pjesë e portfolios tonë global prej vitesh dhe ne jemi krenarë që për herë të parë në portofolin tonë në Kosovë e kemi birrën e madhe Heineken Lager, lider në botën e adhuruesve të birrës”, njoftoi kompania Coca-Cola HBC Kosova.
Kjo kompani ndërkombëtare, me një impakt të fortë lokal, është e fokusuar në zhvillimin dhe zgjerimin e portfolios duke u kujdesur vazhdimishtë për komunitetin lokal dhe nismat ambientaliste. “Ne punojmë çdo ditë për t’u sjellë konsumatorëve dhe klientëve produkte cilësore që ata duan dhe presin nga ne. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj progresit të industrisë duke e çuar të gjithë tregun në nivel tjetër të suksesit”.
Heineken ka prodhuar dhe perfeksionuar birrën për 140 vjet, që ka bërë birrën Heineken të jetë e preferuara në shumë vende të botës, duke prodhuar mbi 25 milion shishe çdo ditë.
Coca-Cola HBC Kosova ka një nga portfoliot më të pasura dhe të forta në industrinë e pijeve duke ofruar brendet më të mira në industrinë e ujit, çajit, kafesë, pijeve energjike, grisinave dhe pijeve alkoolike premium, mes tjerash në kuadër të birrës Heinken, Coca-Cola HBC gjithashtu ka filluar distribuimin e birres Moretti, Pils Plus dhe Zajecarsko.