Site icon Telegrafi

Coca-Cola HBC Kosova mbështet rininë!

Papunësia mes të rinjve mbetet një sfidë e rëndësishme në shumë tregje globale sikurse në Kosovë. Kjo është arsyeja pse Coca-Cola HBC Kosova zhvillon dhe zbaton projekte të ndryshme në mënyrë që të mbështesë dhe fuqizojë zhvillimin profesional të të rinjve edhe në këtë komunitet lokal. Këto programe synojnë të ndihmojnë brezin e ri në ndërtimin e qëndrueshmërisë së tyre, përshtatjen ndaj sfidave të vazhdueshme dhe përgatitjen më të mirë për jetën e tyre të ardhshme profesionale.

Misioni ynë është: përgatitja e të rinjve për këtë udhëtim zhvillimi, sigurimi i tyre me njohuri, qëndrime dhe aftësi për jetën dhe përmirësimi i mundësisë së tyre për sipërmarrjen.

Këtë vit Coca-Cola HBC Kosovo ka filluar promovimin e dy programeve që janë në mbështetjen e të rinjve dhe ndërtimin profesional dhe personal të tyre, Coke Summership që ka të bëj për praktikë në shitje dhe Coca-Cola Përkrah Rininë që fokusohet në trajnime online të të rinjve.

Coke Summership është një program praktikë për studentët e vitit të fundit të bachelorit, studentët e masterit ose të sapodiplomuarit që kanë përfunduar studimet e tyre vitin e fundit.

Ky program unik është sepse kombinon trajnime dhe punëtori përmes online praktikë, duke punuar në projekte me mbështetjen e mentorëve dhe duke fituar përvojë të vërtetë biznesi.

Gjatë 6 javëve të praktikës, ju do të takoni dhe ndani njohuri me shumë njerëz që punojnë në Coca-Cola HBC Kosova. Gjithashtu, ju do të punoni në projekte të rëndësishme për biznesin, do të kaloni kohë në treg me Zhvilluesit e Biznesit tonë dhe në të njëjtën kohë, do të merrni pjesë në trajnime dhe leksione të ndryshme në internet, të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja personale të biznesit dhe të fitoni njohuri përkatëse.

Lexo më shumë për programin: https://coca-colahellenickosovo.com/en/coke-summership/

Coca-Cola Përkrah Rininë

Coca-Cola HBC çdo vit organizon programin “Coca-Cola Përkrah Rininë” për fuqizimin e të rinjëve. Qëllimi kryesor i këtij programi është përgatitja e të rinjve për tregun e punës. “Coca-Cola përkrah Rininë” është dizajnuar asisoj që të ndihmoj pjesëmarrësit të zhvillohen, motivohen dhe ngrisin kapacitetet e tyre duke u bërë më konkurrues për tregun e punës. Pjesë e trajnimeve mund të bëhen të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar apo nuk janë duke studiuar.

Këtë vit programi do të zhvillohet në dy faza gjatë vitit (Pranverë/Verë dhe Vjeshtë/Dimër), ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjedhin kohën që ju përshatet për mbajtjen e online trajnimit. Trajnimet do të mbahet në gjuhë shqipe dhe temat e programit do të jenë në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë, aftësive të buta dhe aftësive digjitale.

Lexo më shumë për programin: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/

Ilir Cakolli – Përfaqësues i Coca-Cola HBC Kosovo ka theksuar që “Kompania synon të mbështes të rinjtë për t’i fuqizuar ata dhe për të mbështetur zhvillimin e tyre profesional për të qenë më të kualifikuar dhe konkurrues në tregun e punës. Qëllimi ynë është të motivojmë pjesëmarrësit të zhvillojnë dhe ndërtojnë kapacitetet e tyre.”

Exit mobile version