Site icon Telegrafi

Çobani i kontrollon dhentë me poster të ujkut

Du Hebing, nga Xi’an, i ka thënë të përditshmes “Huashang Daily” se ai e kishte bërë fotografinë krejt rastësisht.

"Pasi që vizitova parkun e kafshëve të egra ‘Qinling’, rrugës për në shtëpi pashë një tufë dhensh duke ecur dhe një njeri i cili mbante një fotografi prapa tyre", ka thënë ai.

Du thotë se kishte shpërthyer në të qeshura kur e kishte vërejtur se ishte fotografia e një ujku.

"Ai njeri po përdorte fotografinë e ujkut për të frikësuar delet dhe t’i shtynte të ecin përpara, ka qenë një skenë me të vërtetë shumë qesharake", ka thënë ai.

"Ndoshta po tentonte të kursej para duke mos blerë një qen delesh, por qartazi ai ishte një çoban i talentuar", ka përfunduar Du.

Exit mobile version